Në Institutin Albanalogjik të Prishtinës u përurua përmbledhja me poezi “Testamenti” i autorit Hajrullah Kasumi. Botimi i këtij libri (postmortum) si dhe promovimi i ti,j vijnë në njëvjetorin e shkuarjes në amshim të autorit të tij. Për librin “Testamenti” të Hajrullah Kasumit folën krijuesit Ragip Sylaj, Bujar Tafa dhe Bilall Maliqi.
Pak biografi
Hajrullah Kasumi lindi në fshatin Rahovicë, më 1 maj 1946, ndërsa ndërroi jetë më 16 janar 2016. Shkollën fillore dhe të mesme i mbaroi në Preshevë, kurse Fakultetin e gjuhës dhe letërsisë angleze – në Prishtinë.
Ka botuar përmbledhjet e poezive: “Qirinjtë që nuk fiken”, “Druvari i vogël”, “Fshati i braktisur”, “Përtej mallit” dhe “Nën hijen e frikës”. Libri “Testamenti” është i gjashti me radhë, të cilin autori e përgatiti pak para vdekjes së tij. Së këndejmi edhe titulli i tij nuk është i rastësishëm. Ka botuar edhe librin e natyrës tjetër, “Monografia e lidhjeve farefisnore të fshatit Rahovicë”.
Burimi: Titulli.com