Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person për 48 orë dhe ka ngritur tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person për 48 orë, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Dhuna në familje’’.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave, për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Mashtrimi’’. /2LONLINE.com/