Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër (8) personave.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’.
Po ashtu, një (1) person i dyshuar është ndaluar për 48 orë, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Ngacmimi” sipas KPRK-së.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër (8) personave, për shkak të veprave penale:
Tre (3) aktakuza kundër tri (3) personave, për shkak të veprës penale “Vjedhje pylli”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për shkak të veprës penale “Dhuna ne familje”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për shkak të veprës penale “Vjedhja e shërbimeve”;
Një (1) aktakuza kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”. /2LONLINE/