Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për vepra të ndryshme penale.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprat penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’ dhe ‘’Deklarimet e rreme’’.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për këto vepra penale:
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Sulmi’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale ‘’Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave’’ dhe ‘’Ndërtimi pa leje’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja’’. /2LONLINE/