DYLON

Mbahen zgjedhjet për Këshillin e Nxënësve në Komunën e Kamenicës

Mbahen zgjedhjet për Këshillin e Nxënësve në Komunën e Kamenicës
Avatar photo Redaksia

Mbahen zgjedhjet për Këshillin e Nxënësve në Komunën e Kamenicës.

Në këto zgjedhje të rëndësishme, nxënësit përfaqësues të shkollave të mesme të komunës së Kamenicës votuan në mënyrë të fshehtë për të zgjedhur Kryesinë e re të nxënësve, e cila do të mbrojë dhe promovojë interesat e të gjithë nxënësve.

EkoHigjiena

Pas një procesi rigoroz dhe diskutimeve për planet e tyre të punës, Kuvendi i Anëtarëve zgjodhi Kryesinë e re:

Blend Kastrati – Kryetar

Amar Krasniqi – Nënkryetar

Vedina Hyseni – Anëtare e Kryesisë

Olta Hyseni – Anëtare e Kryesisë

Yllza Maliqi – Anëtare e Kryesisë

Ky është një angazhim që do të ofrojë edhe më shumë dhe do të rrisë komunikimin tonë të përbashkët, duke ndërtuar së bashku një platformë të fuqishme për përfshirjen e të rinjve në vendimmarrje.

“Zgjedhjet në nivel komunal organizohen nga KYC-ja, në kuadër të projektit “Këshilli i Nxënësve të Kosovës,” duke sjellë edhe më afër realizimit të misionit për një të ardhme të ndritur për nxënësit tanë”, thuhet në njofitmin e Komunës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.