Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar gjashtë (6) persona, për veprat penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” dhe ” Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”,” Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” , “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër tetë (8) personave, për këto vepra penale:
Tre (3) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja’’,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Dhuna në familje’’, dhe “Lëndimi i lehtë trupor’’,
Dy (2) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e pyllit”. /2LONLINE/