Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë një (1) person, dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza, kundër gjashtë (6) personave.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan ka ndaluar për 48 orë, një (1) person për shkak të veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar“.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur pesë (5) aktakuza, kundër gjashtë (6) personave, për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Dhunimi”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi,për vepër penale “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale “ Rrezikimi I trafikut publik”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale “ ndertimi pa leje”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale “Falsifikimi i dokumenteve”. /2LONLINE/