Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër shtatë (7) personave.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48 orëve, me dyshimin se kanë kryer veprat penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ dhe ‘’Mashtrimi me subvencione’’.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ‘‘Prodhimi dhe shpërndarja e produkteve të dëmshme mjekësore’’,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ‘‘Kontrabandimi me mallra’’,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ‘‘Sulmi’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘‘’Lëndimi i lehtë trupor’’. /2LONLINE.com/