Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër pesë (5) personave.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh, me dyshimin se të njejtit kanë kryer veprat penale ‘’Fajdeja’’, ‘’Detyrimi’’ dhe ‘’Kanosja’’
Departamenti Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh, me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Dhunë në familje’’.
Aktakuzat:
Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër pesë (5) personave, për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’ dhe ‘’Kanosja’’.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Rrezikim i trafikut publik’’. /2LONLINE/