Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar tre (3) persona për 48 orë, ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër tre (3) personave dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar tre (3) persona për 48 orë, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale ‘’Lëndimi i rëndë trupor’’.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale ‘’Dhuna në familje’’ dhe një (1) kërkesë për paraburgim kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave, për këto vepra penale:
Tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Mashtrimi’’. /2LONLINE.com/