Referuar raportit të Prokurorit të Shtetit për 24 orët e fundit, Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre (3) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre (3) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale ‘’Grabitja’’.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për këto vepra penale:
Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’. /2LONLINE/