Duke iu referuar raportit të 24 orëve të fundit të Prokurorit të shtetit, Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person për 48 orë, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, me ndalim në Institutin e Psikiatrisë Forenzike, në Prishtinë, ndaj një (1) personi dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person për 48 orë, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Dhuna në familje’’.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, me ndalim në Institutin e Psikiatrisë Forenzike, në Prishtinë, ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Falsifikimi i rezultateve të votimit’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Lajmërimi apo kallëzimi i rremë’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kontrabandimi i mallrave’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja e pyllit’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kanosja’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Sulmi’’. /2LONLINE.com/