Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar dy (2) të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave, si dhe ka ngritur pesëdhjetë e katër (54) aktakuza kundër pesëdhjetë e gjashtë (56) personave.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, në dy raste të ndara, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, një (1) person është ndaluar me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Vrasje në tentativë’’ dhe një (1) person është ndaluar me dyshimin se ka kryer veprën penale ’’Lëndim i lehtë trupor’’.
Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masa tjera):
Prokurori Themelore në Gjilan, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj dy (2) personave të dyshuar, një(1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Vrasje në tentativë’’, dhe një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’.
Aktakuzat:
Departamenti Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur, pesëdhjetë e katër (54) aktakuza kundër pesëdhjetë e gjashtë (56) personave, për këto vepra penale:
Tridhjetë e tetë (38)aktakuza kundër tridhjetë e tetë (38)personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’,
Tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave për veprat penale ‘’ ‘’Lëndim i lehtë trupor’’,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’ Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare’’,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Rrezikimi i trafikut publik’’,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Ngacmimi seksual’’,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Vjedhja’’,
Një (1) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’ Lëndim i lehtë trupor dhe “Lëndim i rëndë trupor’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’ Dhuna në familje’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’ Shkatërrimi i botës bimore me materie të dëmshme’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kontrabandimi me mallra’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Tregtia e ndaluar’’,