Bazuar në raportin e Prokurorit të Shtetit, përgjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit janë ndaluar dy (2) persona dhe janë ngritur njëzetepesë (25) aktakuza, kundër tridhjetepesë (35) personave.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Me urdhër të prokurorit janë ndaluar për 48 orë dy (2) persona, për shkak të veprës penale “Kontrabandimi me mallra“.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur njëzetepesë(25) aktakuza, kundër tridhjetepesë (35) personave dhe atë për shkak të veprave penale :
Tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për shkak të veprës penale“ Vjedhja e shërbimeve”;
Kater (4) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave , për shkak të veprës penale “Lëndim i lehtë trupor”;
Tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për shkak të veprës penale “Kontrabandimi me mallra”;
Tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për shkak të veprës penale “Ndërtimi pa leje”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për shkak të veprës penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”;
Tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për shkak të veprës penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për shkak të veprës penale “ Lëndim i rëndë trupor”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për shkak të veprës penale “ Dhuna ne Familje”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “ Vjedhja e pyllit”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “ Kanosja”;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për shkak të veprës penale “neni 80 i Ligjit për Miniera”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”. /2LONLINE/