Bazuar në raportin për 24 orët e fundit të Prokurorit të Shtetit, Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona për 48 orë dhe ka ngritur njëzetedy (22) aktakuza kundër njëzetetetë (28) personave.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona për 48 orë, me dyshimin se njëri ka kryer veprën penale ‘’Deklarimet e rreme’’, ndërsa tjetri dyshohet se ka kryer veprën penale ‘’Dhunimi’’.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur njëzetedy (22) aktakuza kundër njëzetetetë (28) personave, për këto vepra penale:
Katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave për veprën penale ‘Vjedhja e shërbimeve’’,
Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave për veprat penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’ dhe ‘’Sulmi’’,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale ‘’Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm’’ dhe ‘’Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës’’,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale ‘’Dhuna në familje’’ dhe ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Legalizimi i përmbajtjes së rreme’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kanosja’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja’’.