Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka ngritur njëzetenjë (21) aktakuza, kundër njëzetenjë (21) personave, transmeton 2LONLINE.com.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve, me dyshimin se ka kryer veprat penale ‘’Vjedhja grabitqare’’ dhe ‘’Vjedhja e rëndë’’.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur njëzetenjë (21) aktakuza, kundër njëzetenjë (21) personave, për këto vepra penale:
Pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale ‘’Tentim dhunimi’’ dhe ‘’Dhuna në familje’’, Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndara dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psiktrope ose analoge’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Legalizimi i përmbajtjes së rreme’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Ngacmimi’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kanosja’’. /2LONLINE.com/