Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person për 48 orë, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave dhe ka ngritur njëzet (20) aktakuza kundër njëzetetre (23) personave.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person për 48 orë, me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Dhuna në familje’’.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave, njërën për veprën penale ‘’Vjedhja e rëndë’’, ndërsa, tjetrën për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur njëzet (20) aktakuza kundër njëzetetre (23) personave, për këto vepra penale:
Shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave për veprën penale ‘Vjedhja e shërbimeve’’,
Tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare’’,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Vetëgjyqësia’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Shpërdorimi i pasurisë së huaj’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kontrabandimi i mallrave’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Falsifikimi i parasë’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja e rëndë’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kanosja’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja’’. /2LONLINE.com/