Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tetëmbëdhjetë (18) aktakuza kundër njëzetegjashtë (26) personave.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tetëmbëdhjetë (18) aktakuza kundër njëzetegjashtë (26) personave, për këto vepra penale:
Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Tri (3) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Dy (2) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Dhuna në familje”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Sulmi”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kontrabandimi i mallrave”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngacmimi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja”./2LONLINE.com/