Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza, kundër tetëmbëdhjetë (18) personave, për vepra të ndryshme penale.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore ne Gjilan, ka ngritur shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza, kundër tetëmbëdhjetë (18) personave, për këto vepra penale:
Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për shkak të veprës penale “Vjedhja e Shërbimeve”;
Tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave, për shkak të veprës penale “Rrezikimi i trafikut publik”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për shkak të veprës penale “Deklarimi i rremë nën betim”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për shkak të veprës penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për shkak veprës penale “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak veprës penale “Vjedhja e pyllit”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak veprës penale “Ndërtimi pa leje”. /2LONLINE/