Katër prokurorë të krimit të organizuar po punojnë për rastin e dhunës parlamentare që ndodhi më 27 Prill, ku më rëndë e pësoi Ziadin Sela dhe Zoran Zaevi.
Pasi kolegët e tyre nga Prokuroria Themelore e Shkupit për një muaj vetëm i kanë shikuar video inçizimet dhe kanë dëgjuar dëshmitarët, tani edhe në këtë Prokurori do të shohin “CD” nga trazirat e përgjakshme në Parlament, njofton TetovaSot.
Më së voni gjatë javës së ardhshme mund të priten ftesat e para për deputetë, zyrtarë nga Ministria e Brendshme dhe të tjerë të përfshirë në video inçizimet, konfirmuan nga Prokuroria për krim të organizuar.
“Kemi filluar me studimin e lëndës. Ka shumë shkresa, njoftime me shkrim nga Ministria e Brendshme dhe Prokuroria Themelore Shkup, video inçizimet që duhet ti shikojmë. Do të ftohen që të jepin deklarata për të gjithë për ata që ka prova, pjesëmarrësit në ngjarjet, zyrtarë të lartë, policë, deputetë, por ende nuk është konfirmuar dinamike me të cilën do të trajtohen. Prokurorët kanë edhe lëndë tjera, por do të përqendrohet në këtë rast dhe do të jepet prioritet”, tha Zlatko Bikovski, nga Prokuroria për krimi të organizuar.
BURIMI: TetovSot