Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për vepra të ndryshme penale.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Dhuna në familje’’.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë’’.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për këto vepra penale:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Rrezikimi i trafikut publik’’,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale ‘’Sulmi’’ dhe ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale ‘’Ndërtimi pa leje’’ dhe ‘’Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kontrabandimi i mallrave’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kanosja’’. /2LONLINE/