Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve, me urdhër të prokurorit është ndaluar një (1) person si dhe janë ngritur nëntëmbëdhjetë (19) aktakuza kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”.
Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelorë në Gjilan, ka parashtruar një (1) person për shkak të veprës penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur nëntëmbëdhjetë (19) aktakuza kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave, për shkak të veprave penale :
Nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për shkak të veprës penale “Vjedhja e pyllit”;
Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për shkak të veprës penale “Vjedhje e shërbimeve “;
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për shkak të veprës penale “Agjësimi apo dëmtimi i pasurisë”
Një (1) aktakuzë kunder një (1) personi, për shkak të veprës penale “Rrezikimi i trafikut publik”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Posedimi i paautorizuar i substancave psikotrope ose analoge”. /2LONLINE/