Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër njëzet (20) personave, për vepra të ndryshme penale.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër njëzet (20) personave, për këto vepra penale:
Tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’,
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale ‘’Vjedhja’’,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale ‘’Sulmi’’ dhe ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme’’,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Sulmi seksual’’,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Sulmi’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kontrabandimi i mallrave’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja e pyllit’’. /2LONLINE/