DYLON

Arrestohet i kërkuar me urdhëresë gjyqësore, dërgohet në vuajtje dënimi

Arrestohet i kërkuar me urdhëresë gjyqësore, dërgohet në vuajtje dënimi
Avatar photo Redaksia

Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor në Kamenicë me datën 19.10.2023 në kuadër të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore ka arrestuar personin A.M. (viti i lindjes 1962, mashkull kosovar shqiptar).

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore me dënim burgimi prej dy (2) viteve për veprën penale ‘’Rrezikimi i trafikut publik’’. Pas përfundimit të procedurave i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

EkoHigjiena

Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave, thuhet në njoftimin e policisë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.