Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, në tri raste të ndara ka ndaluar tre (3) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, në tri raste të ndara ka ndaluar tre (3) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve. Një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Falsifikimi i parasë’’, një (1) person për veprën penale ‘’Sulmi ndaj personit zyrtar’’ dhe një (1) person për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave, për këto vepra penale:
Tri (3) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e pyllit’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Rrezikimi i trafikut publik’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Deklarimet e rreme’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Sulmi’’. /2LONLINE/