Prokuroria Themelore në Gjilan, në tri raste të ndara ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka ngritur tri (3) aktakuza, kundër shtatë (7) personave.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, në tri raste të ndara ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh.
Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar një (1) person, me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’. Ndërsa, Departamenti Përgjithshëm, ka ndaluar dy persona, njërin për veprën penale ‘’Lëndim i rëndë trupor’’, kurse tjetrin për veprën penale ‘’Sulm ndaj personit zyrtar’’.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tri (3) aktakuza, kundër shtatë (7) personave.
Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur dy (2) aktakuza, kundër gjashtë (6) personave për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Parandalimi i ushtrimit të së drejtës për të votuar’’ dhe
Një (1) aktakuzë kundër pesë (5) personave për veprat penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’ dhe ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’.
Ndërsa, Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’.