Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh, ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave dhe ka ngritur nëntëmbëdhjetë (19) aktakuza kundër tridhjetë (30) personave.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh. Në njërin rast një (1) person është ndaluar për veprën penale ‘’Kontrabandimi me migrantë’’, ndërsa, në rastin tjetër një (1) person është ndaluar për veprat penale ‘’Sulmi’’ dhe ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka bërë një (1) kërkesë për paraburgim kundër një (1) personi për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale penale ‘’Sulmi ndaj personit zyrtar’’ dhe një (1) kërkesë për paraburgim kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur nëntëmbëdhjetë (19) aktakuza kundër tridhjetë (30) personave, për këto vepra penale:
Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,
Tri (3) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave për veprat penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ dhe ‘’Rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve’’,
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale ‘’Kontrabandimi i mallrave’’,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë’’,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Ngacmimi’’,
Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave për veprat penale ‘’Cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve’’ dhe ‘’Dhënia ose marrja e ryshfetit lidhur me votimin’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Mosekzekutimi i vendimeve gjyqësore’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja e pyllit’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kanosja’’. /2LONLINE.com/