Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, në tri raste të ndara ka ndaluar katër (4) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, në tri raste të ndara ka ndaluar katër (4) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve. Në njërin rast dy (2) persona janë ndaluar për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’ dhe dy (2) persona janë ndaluar për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’. /2LONLINE/