Referuar raportit të prokurorit të shtetit për 24 orët e fundit, Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orëve, me dyshimin se ka kryer veprat penale ‘’Dhuna në familje’’, ‘’Mospërfillja e gjykatës’’ dhe ‘’Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë’’.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’, ‘’Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm’’, ‘’Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm’’ dhe ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’.