Duke iu referuar raportit të Prokurorit të Shteti për 24 orët e fundit, Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit në dy raste të ndara ka ndaluar katër (4) persona për 48 orë, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit në dy raste të ndara ka ndaluar katër (4) persona për 48 orë. Tre (3) persona janë ndaluar për veprën penale ‘’Lëndimi i rëndë trupor’’ dhe një (1) person është ndaluar për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ‘’Dhuna në familje’’.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për këto vepra penale:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kanosja’’./2LONLINE.com/