Referuar raportit të Prokurorit të Shtetit për 24 orët e fundit, Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, për këto vepra penale:
Tri (3) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale ‘’Vjedhja’’,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Tregtia e ndaluar’’,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Sulmi’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kontrabandimi i mallrave’’. /2LONLINE.com/