Referuar raportit ditor, Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, në dy raste të ndara ka ndaluar tre (3) persona, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër tetë (8) personave.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar dy (2) persona të mitur, në kohëzgjatje prej 24 orëve, me dyshimin se kanë kryer veprën penale ‘’Sulmi ndaj personit zyrtar’’ dhe një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orëve, me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’’.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ‘’Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’’.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër tetë (8) personave, për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale ‘’Sulmi’’ dhe ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Legalizimi i përmbajtjes së rreme’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Përvetësimi në detyrë’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja e rëndë’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Ngacmimi’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Sulmi’’.