Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48 orëve, si dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për vepra të ndryshme penale.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person për 48 orë, për shkak të veprës penale “Rrezikimi i trafikut publik”. Ndërsa një (1) person tjetër i dyshuar, është ndaluar për 48 orë, për shkak të veprës penale “Dhunimi”.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngriturshtatë (7) aktakuza kundër nëntë (9) personave dhe atë për shkak të veprave penale:
Dy (2) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Vjedhje e rëndë”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Dhuna ne familje”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”. /2LONLINE/