Referuar raportit të Prokurorit të Shtetit, gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur pesë aktakuza kundër pesë personave për vepra të ndryshme penale.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personit për veprat penale “Moslajmërimi i veprave penale apo kryesve të tyre’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personit për veprat penale “Keqpërdorimi i besimit’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personit për veprat penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personit për veprat penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personit për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. /2LONLINE.com/