DYLON

Vetëvendosje i bënë thirrje kryetarit dhe Kuvendit Komunal: Tërhiqeni vendimin!

Vetëvendosje i bënë thirrje kryetarit dhe Kuvendit Komunal: Tërhiqeni vendimin!
Avatar photo Redaksia

Lëvizja Vetëvendosje, Qendra në Gjilan ka bërë me dije mospajtimin e saj që në Kuvendin Komunal të Gjilanit, sot u miratua vendimi për rrënimin e pjesës më të madhe të objektit të burgut dhe policisë.

Sipas Vetëvendosjes ë Gjilanit, objekti i burgut famëkeq është pjesë e historisë tonë kombëtare, pasi në këtë burg janë torturuar të burgosurit politik, duke përfshirë Ukshin Hotin, Rexhep Malën, Abdullah Tahirin, Fehmi Lladrovcin, Metush Krasniqin e mijëra atdhetarë të tjerë.

EkoHigjiena

“Duke pasur parasysh rëndësinë historike të këtij burgu, Lëvizja Vetëvendosje, Qendra në Gjilan i bënë thirrje kryetarit të Komunës dhe Kuvendit Komunal, që të tërheqin vendimin e sotëm, i cili bashkë me rrënimin e këtij objekti rrënon edhe fakte të rëndësishme të përpjekjes sonë kombëtare në Anamoravë dhe më gjerë”, thuhet në thirrjen që i bënë Lëvizja Vetëvendosje në Gjilan, kryetarit dhe Kuvendit Komunal të Gjilanit. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.