Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve, të fundit, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër katër (4) personave, dhe ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepra të ndryshme penale.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër katër (4) personave, për shkak të dyshimit se një (1) person ka kryer veprat penale ‘’Vrasje në tentativë’’ dhe ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’, kurse tre (3) persona kanë kryer veprën penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja e pyllit’’. /2LONLINE/