Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur shtatë (7) aktakuza, kundër nëntë (9) personave për vepra të ndryshme penale.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza ndaj tetë (8) personave për këto vepra penale:
Tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale ‘’ Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm’’
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’’
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’ Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit’’
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’.