Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për katër (4) persona, si dhe ka ngritur tridhjetetre (33) aktakuza kundër tridhjetetre (33) personave.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona të dyshuar, për shkak të veprës penale “Grabitja” sipas KPRK-së.
Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit:
Një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit, për një (1) person, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’ Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit, për një (1) person, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Ngacmimi”.
Një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit, për dy (2) persona, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Grabitja” sipas KPRK-së.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tridhjetetri (33) aktakuza kundër tridhjetetre (33) personave, për shkak të veprave penale si në vijim:
Trembëdhjetë (13) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për shkak të veprës penale “Vjedhja e shërbimeve”;
Njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për shkak të veprës penale “ Vjedhje pylli”;
Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për shkak të veprës penale “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”;
Një (1) aktakuza kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Dhunimi”;
Një (1) aktakuza kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”;
Një (1) aktakuza kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Ndërtimi pa leje”;
Një (1) aktakuza kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Sulmi”;
Një (1) aktakuza kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Mashtrimi”. /2LONLINE/