Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka paraqitur dy (2) kërkesa për paraburgim, ndaj dy (2) personave, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve. Një (1) person është ndaluar me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Dhuna në familje’’ dhe një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Lëndimi i rëndë trupor’’.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ‘’Lëndimi i rëndë trupor’’ dhe një (1) kërkesë për paraburgim me propozim që kjo masë të mbahet në institucionin e kujdesit shëndetësor ndaj një (1) personi, me dyshimin e veprës penale ‘’Dhuna në familje’’. /2LONLINE.com/