Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tridhjetedy (32) aktakuza kundër tridhjetepesë (35) personave, për vepra të ndryshme penale, transmeton 2LONLINE.com.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur njëzetë e tridhjetedy (32) aktakuza kundër tridhjetepesë (35) personave dhe atë për shkak të veprave penale:
Njëzetë e katër (24) aktakuza kundër njëzetë e katër (24) personave për shkak të veprës penale “Vjedhja e shërbimeve”;
Dy (2) aktakuza kundër katër (4) personave, për shkak të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale” Sulmi seksual”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Kanosja”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Mashtrimi”;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për shkak të veprës penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Sulmi”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Ngacmimi”. /2LONLINE/