Prokuroria Themelore në Gjilan, në tri raste të ndara ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza, kundër gjashtë (6) personave.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, në tri raste të ndara ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh.
Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar dy (2) persona, njërin me dyshimin se ka kryer veprat penale ‘’Kontrabandimi me migrantë’’ dhe ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’, kurse tjetrin me dyshimin e veprës penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’.
Ndërsa, Departamenti Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person, me dyshimin e veprës penale ‘’Dhuna në familje’’.
Aktakuzat:
Departamenti Përgjithshëm ka ngritur pesë (5) aktakuza, kundër gjashtë (6) personave, për këto vepra penale:
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale ‘’Vjedhje e shërbimeve’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Mashtrimi’’ dhe
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Kanosja’’.