Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj tre (3) personave dhe ka ngritur njëzet (20) aktakuza, kundër njëzetenjë (21) personave.
Prokuroria Themelore Gjilan:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, me dyshimin se në Gjilan ka kryer veprat penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe ‘’Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’’.
Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj tre (3) personave. Një (1) kërkesë ndaj dy (2) personave, me dyshimin e veprës penale ‘’Grabitja’’ dhe një (1) kërkesë ndaj një (1) personi, me dyshimin e veprës penale ‘’Vrasje në tentativë’’.
Aktakuzat:
Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur njëzet (20) aktakuza, kundër njëzetenjë (21) personave, për këto vepra penale:
Shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,
Katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e pyllit’’,
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Mashtrimi’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale ‘’Sulmi’’ dhe ‘’Ngacmimi’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Sulmi’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Deklarimet e rreme’’, dhe
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare’’.