Prokuroria Themelore në Gjilan, në dy raste të ndara ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj tre (3) personave të dyshuar, si dhe, ka ngritur nëntëmbëdhjetë (19) aktakuza, kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti për Krime të Rënda, në dy raste të ndara ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar. Në njërin rasti, një (1) person, është ndaluar pasi dyshohet se në komunën e Vitisë ka kryer veprat penale ‘’Dhuna në familje’’ dhe ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’, ndërsa në rastin tjetër dy (2) persona janë ndaluar në Gjilan, pasi dyshohen se kanë kryer veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’.
Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj dy (2) personave, me dyshimin se kanë kryer veprat penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’’ dhe ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’.
Ndërsa, Departamenti Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi, për shkak të veprës penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur nëntëmbëdhjetë (19) aktakuza, kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave, për këto vepra penale:
Njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,
Gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e pyllit’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Tregtia e ndaluar’’ dhe
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Marrja në posedim e pasurisë së luajtshme’’.