Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, një person madhor dhe një të mitur, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi dhe ka ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza, kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti për të Mitur ka ndaluar një (1) person të mitur për 24 orë, me dyshimin se në Gjilan, për shkak të një mosmarrëveshje ka sulmuar një person të mitur, duke i shkaktuar lëndime trupore. I njëjti është ndaluar për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’. Ndërsa, Departamenti Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person për 48 orë, me dyshimin se në fshatin Topanicë, komuna e Kamenicës, ka kryer veprën penale ‘’Mashtrimi’’.
Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale ‘’Mashtrimi’’.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza, kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave, për këto vepra penale:
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e pyllit’’,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Rrezikim i trafikut publik’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale ‘’Dhuna në familje’’ dhe ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’ dhe ‘’Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kontrabandimi i mallrave’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vrasja në tentativë’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Mashtrimi’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja’’ dhe
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Sulmi’’.