Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve, ka realizuar një (1) urdhër kontroll në komunën e Kamenicës, nga e cila janë sekuestruar bimë narkotike të kultivuara, si dhe ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për vepra të ndryshme penale.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve. Në njërin rast një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit’’, ndërsa në rastin tjetër një (1) person është ndaluar për veprën penale ‘’Kanosja’’.
Bastisjet:
Me urdhër të prokurorit kujdestar në komunën e Kamenicës është realizuar një (1) urdhër kontroll, për shkak të dyshimit se një (1) person është përfshirë në veprën penale ‘’Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit’’, i cili është ndaluar për 48 orë.
Sekuestrimet:
Pas realizimit të urdhër kontrollit në komunën e Kamenicës, janë gjetur bimë narkotikë të kultivuara, të cilat janë sekuestruar.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Sulmi’’. /2LONLINE/