Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, me ndalim në Institutin e Psikiatrisë Forenzike në Prishtinë, ndaj një (1) personi të dyshuar, si dhe ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër katër (4) personave.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh, me dyshimin se ka kryer veprat penale ‘’Sulmi’’ dhe ‘’Kanosja’’.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti Përgjithshëm ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, me ndalim në Institutin e Psikiatrisë Forenzike në Prishtinë, ndaj një (1) personi të dyshuar, për shkak të veprës penale ‘’Dhuna në familje’’.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për këto vepra penale:
Dy (2) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja e rëndë’’ dhe
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kanosje’’.