Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza, kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh, me dyshimin se ka kryer veprën penale “Rrezikim i trafikut publik”.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza, kundër shtatë (7) personave, për këto vepra penale:
Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve” dhe
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale “Sulmi” dhe “Lëndimi i rëndë trupor”.