DYLON

Kosova pranon termo-skanerë të dhuruar nga USAID përmes OBSH në Kosovë

Kosova pranon termo-skanerë të dhuruar nga USAID përmes OBSH në Kosovë
Avatar photo Redaksia

USAID përmes Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në Kosovë, ka dhuruar donacion termo-skanerë për ta ndihmuar personelin shëndetësor kosovar që vepron në aeroport dhe pika kufitare, ka bërë të ditur Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Postimi i plotë i Armend Zemajt në Facebook:

Së bashku me zëvendësambasadorin e SHBA-ve Nicholas Giacobbe, znj. Ulrika Richardson, koordinatore e UNDP dhe znj. Lisa Magno, drejtuese e USAID morëm pjesë në pranim-dorëzimin e donacionit me termo-skanerë të dhuruar nga USAID përmes Organizatës Botërore të Shëndetësisë/OBSH në Kosovë.

EkoHigjiena

Këto pajisje do t’i shërbejnë personelit shëndetësor që vepron në pikat e frekuentuara nga qytetarët siç është Aeroporti, apo edhe pikat e tjera kufitare. Sikurse do të përmirësojnë shërbimet në funksion të parandalimit të përhapjes së Covid-19 dhe sëmundjeve të tjera ngjitëse.

E inkurajoj personelin shëndetësor që pajisjet e siguruara nga miqtë tanë, USAID-i përmes OBSH-së, të përdoren në mënyrën më të drejtë dhe t’i shërbejnë qëllimit fisnik të donatorëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria e Kosovës në vazhdimësi do të përpiqen për të siguruar kushte sa më të mira për punë, e mirëqenie për stafin shëndetësor dhe shërbime sa më cilësore dhe të sigurta për qytetarë e vendit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.