Prokuroria dhe policia thanë se procesi i votimit po zhvillohet normalisht. Deri në mesditë, janë regjistruar tre raste të dyshimit të bazuar për vepër penale: në Prizren, Komoran dhe në Prishtinë.
Koordinatorja për zgjedhjet prokurorja Laura Pula bëri thirrje që të mos bëhen shkelje të së drejtës së votës. Zëdhënësi i policisë Baki Kelani tha se nuk është regjistruar asnjë rast që në aspektin e sigurisë do të ndikonte në mbarëvajtjen e procesit të votimit.