Prokurori special ka kërkuar të enjten vazhdimin e paraburgimit për liderin e ‘SDP’-së në veri, Oliver Ivanoviq, bëjnë të ditur burime të Kosovapress-it. Pritet që gjykatësi i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore të Mitrovicës, vendimin rreth kësaj kërkese nga ana e prokurorit, ta marrë brenda dy ditëve të ardhshme.
Oliver Ivanoviq, i cili dyshohet për vrasjen e shqiptarëve gjatë vitit 1999-2000, ndodhet në paraburgim që nga 27 janari, ndërsa pas skadimit prej 30 ditësh, sërish me kërkesë të prokurorit, paraburgimi i është vazhduar edhe për dy muaj.